BotaKryesore

Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

Një postim racist në lidhje me ish-presidentin Barack Obama dhe ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama ka shkaktuar kritika të ashpra dypartiake ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Postimi u publikua në platformën “Truth Social”, por më vonë u fshi. Trump ka refuzuar të kërkojë falje. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, fillimisht e quajti atë “zemërim të sajuar”, por më vonë videoja u fshi.

“Një punonjës i Shtëpisë së Bardhë e postoi gabimisht videon”, thuhej në një deklaratë. Trump refuzoi të kërkonte falje. “Nuk bëra asnjë gabim”, u tha Trump, teksa shtoi se e kishte parë vetëm fillimin e videos. Pastaj ua dha stafit për ta ndarë. Ai supozoi se kishte diçka në fund që njerëzve nuk u pëlqente, por as atij nuk i pëlqente, por nuk e kishte parë.

Lexo më shumë  Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike

“Normalisht, stafi im do t’i shikonte të gjitha pamjet, por me sa duket dikush nuk e pa”, tha ai. Sipas raportimeve, në video shfaqeshin dy majmunë në xhungël, me fytyrat e Obamave të mbivendosura mbi trupat e tyre, nën tingujt e këngës “The Lion Sleeps Tonight”. Videoja lidhej edhe me akuza të shpërndara më parë për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat Trump i kishte humbur.

Postimi ka shkaktuar kritika të forta nga politikanë të të dyja partive: Tim Scott, senator republikan nga Karolina e Jugut tha: “Lutem të jetë e rreme, sepse kjo është gjëja më raciste që kam parë ndonjëherë. Presidenti duhet ta mohojë”.

Lexo më shumë  Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen me amerikanët për incidente me municione

Në të njëjtën linjë ishte edhe Mike Lawler, anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve: “Postimi është i rremë dhe ofendues. Duhet të fshihet menjëherë, së bashku me një kërkimfalje”. Ndërkaq, Gavin Newsom, guvernator demokrat i Kalifornisë tha se “sjellja e presidentit është e neveritshme” dhe sipas tij “çdo republikan duhet ta dënojë një veprim të tillë”.

Shoqata Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP) deklaroi se postimi tregon perceptimin e Trump dhe ndjekësve të tij për njerëzit me ngjyrë dhe paralajmëroi se kjo do të mbahet mend nga votuesit gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor, të cilat përcaktojnë shumicën në Kongres dhe ndikojnë në rolin e presidentit për të qeverisur.

Rruga Press

YouTube player