BotaKryesore

Kush është italiani që dyshohet se ka marrë pjesë në “Sarajevo Safari”?

Është zbuluar identiteti i ish-shoferit të kamionëve nga provinca e Pordenones, i cili po hetohet nga Prokuroria e Milanos nën dyshimin se ka qenë i ashtuquajturi “snajperist i fundjavës” në Sarajevën e rrethuar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, bëhet fjalë për 80-vjeçarin Giuseppe Vegnaduzzo, i cili jeton në Savorgnano, fshat i vogël pranë San Vito al Tagliamenta.

Mediat italiane theksojnë se bëhet fjalë për një vendbanim të vogël dhe se banorët e Savorgnanos u tronditën kur policia trokiti në derën e Vegnaduzzos.

“Na vjen turp prej tij”, kanë deklaruar, ndër të tjera, për mediat. Kryetari i bashkisë, Alberto Bernava, shprehu indinjatën dhe njoftoi mundësinë që komuna të bashkohet si palë e dëmtuar nëse akuzat konfirmohen.

Vegnaduzzo më herët ka punuar si shofer kamioni për një kompani lokale. Të hënën ai do të merret në pyetje në Milano. Përveç tij, siç raporton “TgR Friuli Venezia Giulia”, në hetim janë përfshirë edhe një bankier nga Trieste, një tjetër 90-vjeçar nga Karnia me origjinë nga Torino, si dhe një person nga Milano.

Lexo më shumë  Hargreaves nga Brukseli: Takime me aleatët për të ardhmen e Kosovës në NATO

Më herët është kryer një bastisje në shtëpinë e Vegnaduzzos, gjatë së cilës janë gjetur shtatë armë: dy pistoleta, një pushkë dhe katër armë gjahu.

Në kuadër të hetimit për “Sarajevo safari”, Vegnaduzzo akuzohet për vepër penale të rëndë dhe të vazhdueshme të vrasjes me dashje. Hetimi për vrasje me dashje, i koordinuar nga prokurori Alessandro Gobbis, është hapur pas një kallëzimi të paraqitur më 28 janar të vitit të kaluar nga shkrimtari Ezio Gavazzeni.

Sipas të dhënave nga hetimi, Vegnaduzzo gjatë periudhës 1992–1995 ka qëlluar me armë snajperi nga kodrat përreth Sarajevës. Një pjesë kyçe e hetimit bazohet në dëshmitë e dëshmitarëve.

Lexo më shumë  I bëhen publike emailet me Epsteinin, jep dorëheqje kryetari i një firme të madhe ligjore në SHBA

I dyshuari Vegnaduzzo thuhet se është mburrur para personave të tjerë se gjatë asaj periudhe shkonte në Jugosllavi për “gjueti njerëzish”. Këto pretendime kanë arritur te hetuesit pasi një grua i ka treguar një gazetareje lokale në rajonin e Friulit atë që kishte dëgjuar nga i dyshuari.

Numri i të dyshuarve mund të rritet në hetimin e Prokurorisë së Milanos për “snajperistët e fundjavës”, të cilët paguanin për të shkuar dhe për të vrarë “për qejf”, përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë.

Përveç tij, siç raporton TgR Friuli Venezia Giulia, në hetim janë përfshirë gjithashtu një bankier nga Trieste, një tjetër 90-vjeçar nga Karnia, një person me origjinë nga Torino dhe një banor i Milanos. Megjithatë, pritet që lista të zgjerohet edhe më tej.

YouTube player