Bota

EPSTEIN “FUNDOS” BITCOININ? Kriptomonedha humb rreth 44% të vlerës nga kulmi në tetor

Bitcoin, kriptomonedha më e njohur në botë, po kalon një tjetër periudhë të vështirë, duke humbur rreth 44% të vlerës nga kulmi i arritur në tetor. Këtë javë, çmimi ra nën 70 mijë dollarë, një nivel që nuk ishte prekur prej më shumë se një viti.

Megjithëse luhatshmëritë e forta janë të zakonshme për tregun e kriptove, ajo që po habit investitorët është koha kur po ndodh kjo rënie.

Në teori, bitcoin prej vitesh është promovuar si “ar digjital”, një aset strehë në kohë krizash, por realiteti po tregon të kundërtën.

Lexo më shumë  Përfundojnë për sot bisedimet trepalëshe SHBA, Ukrainë dhe Rusi - shefi i delegacionit ukrainas tregoi se si u zhvilluan diskutimet

Tensionet gjeopolitike janë rritur ndjeshëm, tregjet financiare janë të paqëndrueshme dhe treguesit e frikës po ndezin sinjale alarmi. Në këtë klimë pasigurie, investitorët po largohen nga asetet me rrezik.

Nga ana tjetër, janë duke u shtuar zërat që po lidhin krijimin e bitcoinit me famëkeqin Jefrey Epstein, pas publikimit të 3 milion dokumenteve të reja.

Ata shpjegojnë rënien drastike të monedhës digjitale kohët e fundit pikërisht me këto dukumente që kanë trondiru botën.

Ndërkohë, Ari ka shënuar një rritje rekord, duke kaluar nivele historike, ndërsa bitcoin ka humbur rreth 20% vetëm gjatë këtij viti.

Lexo më shumë  I bëhen publike emailet me Epsteinin, jep dorëheqje kryetari i një firme të madhe ligjore në SHBA

Kjo ndarje e fortë mes dy aseteve ka forcuar bindjen se kriptomonedhat, të paktën për momentin, po sillen më shumë si asete spekulative sesa si strehë vlere.

Megjithatë, historia e kriptomonedhës sugjeron se ky nuk është fundi. Bitcoin ka përjetuar disa kriza të mëdha në të kaluarën dhe çdo herë ka arritur të rikuperohet brenda një periudhe njëvjeçare ose më shumë.

Pyetja kryesore për investitorët mbetet nëse kjo rënie është thjesht një tjetër cikël i njohur, apo një sinjal se narrativa e “arit digjital” po vihet seriozisht në dyshim.

YouTube player