Lajme

Kurti pret në takim ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ish-presidenti malazez tha se takoi Kurtin shkurt gjatë një udhëtimi të tij nëpër Prishtinë.

Në këtë takim Gjukanoviq tha se përgëzoi Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit në vend.

Në rrjetin social ‘X’, ai tha se me Kurtin shkëmbyen pikëpamje mbi proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor e në veçanti për sigurinë e rajonit.

Lexo më shumë  Kurti në Ditën e Biznesit Francez: Kosova e gatshme për partneritete të mëdha dhe investime serioze

“Gjatë vizitës time në Prishtinë, u takova shkurt me Kryeministrin Albin Kurti dhe e përgëzova për fitoren e tij të fundit në zgjedhje. Në një bisedë miqësore, shkëmbyem pikëpamje mbi proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe në skenën globale, me vëmendje të veçantë ndaj çështjeve me rëndësi për sigurinë e rajonit”- ka shkruar Gjukanoviq në rrjetin social ‘X’.

Lexo më shumë  Media zvicerane: Fasada e Ramës me “Diellën” është shembur
YouTube player