KryesoreLajme

Grupi parlamentar multietnik: Vendimi i Kushtetueses rrezikon pluralizmin dhe përfaqësimin e komuniteteve

Pas publikimit të aktgjykimit nga kushtetuesja ka reaguar edhe Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, i cili në emër të grupit parlamentar multietnik  që përbëhet nga KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO, LPRK – ka shprehur shqetësimin lidhur me aktgjykimin.

Përmes një komunikate të publikuar në Facebook, Krasniqi ka thënë se në rastin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në tetor 2025 janë përmbushur dy kushtet sipas Kushtetutës, “kandidimi ka ardhur nga radhët e komunitetit serb dhe zgjedhja është bërë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit”.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane

Krasniqi tutje ka thënë se se mesazhi që mund të perceptohet është i thjeshtë dhe shqetësues: nëse nuk jeni pjesë e Listës Serbe, jo vetëm që e keni pothuajse të pamundur të zgjidheni, por rrezikoni të mos trajtoheni as si përfaqësues legjitim i komunitetit tuaj”, ka shtuar ai.

Rruga Press

YouTube player