KryesoreLajme

Kosova dhe Italia me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangien e tij.

Sipas njoftimit, marrëveshja sjell përfitime të rëndësishme për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, duke garantuar:

Asnjë tatim i dyfishtë për të njëjtat të ardhura në Kosovë dhe Itali.

Lexo më shumë  Në këtë klimë mosbesimi që ka kultivu spektri politik, është problem me i besu edhe LDK-së

Tatimi i paguar njihet si kredit tatimor në shtetin tjetër sipas rregullave përkatëse.
Rregulla të qarta për paga, profesione të lira dhe biznese.

Pensionet tatohen vetëm në shtetin e rezidencës.
Punësimi afatshkurtër (deri 183 ditë) tatohen vetëm në shtetin e rezidencës kur plotësohen kushtet e marrëveshjes.

Përjashtime për studentë dhe praktikantë që qëndrojnë për studim ose trajnim.
Norma më të favorshme për dividendë, interesa dhe honorare.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Siguri juridike më të madhe për qytetarët dhe investitorët.

Ambasada ka theksuar se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Italisë.

YouTube player