KryesoreLajme

Fushë-Krujë – Banorët e fshatit Luz ngrihen në protestë për rrugën/ Nxënësit bojkotojnë mësimin

Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati.

Banorëve u janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë nga kamionët, të cilët shpesh herë, për të evituar gropat, hipin mbi trotuare.

Lexo më shumë  Durmishi njofton që është hapur thirrja për operatorët ekonomikë për transportin publik në komunat e veriut

Pasditen e djeshme në rrugë është hedhur një kamion çakull për të mbyllur disa gropa gjigande, por asnjë lloj reagimi nga ana e instancave për këta banorë se kur do të rikonstruktohet kjo rrugë, e cila është edhe një arterie për ekonominë e vendit, pasi në këtë rrugë çdo ditë kalojnë mbi 1000 kamionë, të cilët transportojnë çimento, gëlqere, inerte etj. për në të gjithë vendin, madje edhe për eksport.

Banorët deklarojnë se do t’i vijojnë protestat dhe paralajmërojnë se do t’i përshkallëzojnë ato nëse nuk ndërhyhet seriozisht për rikonstruksionin e saj.

Rruga Press

YouTube player