KryesoreLajme

FSK realizon kursin “Combat Life Saver”

Në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës është realizuar kursi “Combat Life Saver” që ka për qëllim përgatitjen e personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë, bazuar në standardet e NATO-s. 

Lexo më shumë  Raporti i FMN: Shqipëria e 83-ta në botë për pasuri, e fundit në Evropë për mirëqenie

Ky trajnim synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes, ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimit të gjendjes së pacientit dhe përgatitjes për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuar dhe të standardizuar sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë” ─ Pas publikimeve të bisedave me Epsteinin, jep dorëheqjen Lajçaku