KryesoreLajme

Kurti pas homazheve: Rënia e tyre i dha hov UÇK-së e vetëbesimit popullor

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me rastin e homazheve te busti i Zahir Pajazitit në 29-vjetorin e rënies së tij dhe të Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës, tha se rënia e tyre i dha hov UÇK-së.

“Zahir Pajaziti kishte veprimtari të dendur si pak kush tjetër. Ai ishte një luftëtar i paepur tërë jetën dhe njëkohësisht një gueril me aksione fort të suksesshme. Bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në janarin e vitit 1997, u vranë nga pusia e forcave serbe për shkak se nuk ishte edhe e mundshme ndryshe. Aq shumë ishin tmerruar forcat armike të Serbisë nga Zahir Pajaziti, sa që vetëm kurthi, pusia, prita, mund t’i jepte shans forcave okupatore që ta eliminonin Zahir Pajazitin. Rënia e tyre i dha një hov të jashtëzakonshëm edhe vetëbesimit popullor, por gjithashtu edhe shtimit të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Kurti: Takimi me presidenten është hapi i katërt institucionalë, bashkëpunimi me opozitën i domosdoshëm

Ai tha se çdo janar që përkujtohet ata është rikujtim i çmimit për liri.

“Në çdo janar ne i përkujtojmë ata, i kujtojmë ata në mënyrë që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes sonë çmimin e lartë që kemi paguar për shtetin që kemi dhe lirinë që gëzojmë, por në të njëjtën kohë edhe për të shprehur zotimin tonë për përgjegjësitë më të larta shtetërore që kemi, se do të vazhdojmë rrugës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit, gjaku i të cilëve është në themelet e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-së

Rruga Press

YouTube player