KryesoreLajme

Serwer: Bordi i Paqes është një tjetër mashtrim i Trumpit

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se Bordi i Paqes, i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump e të cilit i janë bashkuar Kosova dhe Shqipëria si anëtare themeluese, është “mashtrim tjetër i Trumpit”.

Serwer në faqen e tij “Peacefare” ka thënë se Trumpi me Bordin e Paqes synon ta fuqizojë veten.

Lexo më shumë  Përfaqësues të Policisë së Kosovës marrin pjesë në një forum ndërkombëtar në Turqi

“Shkurt, Bordi i Paqes duhet të bëjë çfarëdo që vendos Donald Trump. Vija kryesore, si gjithmonë, është fuqia e tij personale dhe e pakufizuar…Bordi i Paqes është një tjetër mashtrim i Trumpit që synon ta fuqizojë veten”, ka shkruar Serwer, ndër të tjera.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Evropë edhe pas rritjes