KryesoreLajme

Skandaloze: Tifozët e klubit spanjoll shpalosin flamurin e Kosovës në ngjyrat e flamurit serb në Beograd

Celta Vigo ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

Skuadra spanjolle tashmë do të luajë në ‘play-off’ të kësaj lige, pasi ka përfunduar e 16-të në tabelën e renditjes.

Më shumë se rezultati i kësaj ndeshje, ajo që mori vëmendjen ishte një veprim skandaloz nga tifozët e klubit spanjoll.

Lexo më shumë  Protesta e blegtorëve në Shqipëri/ Fermeri: Qeveria po na çon drejt falimentit me qëllim

Gjatë kësaj ndeshje, ata shpalosën flamurin e Kosovës në ngjyrat e flamurit serb.

Prezent në stadium besohet të kishin qenë rreth 1 mijë tifozë të Celtas, ku përveç flamurit pati gjithashtu edhe brohoritje “Kosova është Serbi”.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të ndërmarr ndonjë aksion disiplinor për të dënuar klubin spanjoll pas këtij veprimi skandaloz të tifozëve të tyre.

Lexo më shumë  Irani thotë se mund të bëhet kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit

Rruga Press

YouTube player