“Galaktika e Andromedës” – një film që tregon një tjetër anë të vështirësive të të qenit prind
Galaksia e Andromedës është një tjetër film kosovar që u shfaq në natën e dytë të festivalit Prifest me skenar dhe regji nga More Raça.
Edhepse filmi ka në qendër të tij një marrëdhënie të brishtë mes një babai të vetëm dhe një vajze të vogël, në vete ngërthen tema të shumta sociale të cilat shpalosen përmes rrëfimeve të personazheve.
Sunaj Raça vjen në rolin e Shpëtimit një burrë në mesomoshë, gruaja e të cilit ka vdekur dhe ai është i papunë prej një periudhe tashmë, [ka e ka detyruar të dërgojë të bijën në qendrën për përkujdesjen e fëmijëve. Ai është në kërkim të punës në një vend ku niveli i papunësisë sidomos për moshën e tij është dominues. Ai kërkon një punë të ndershme, sado të rëndë, mirëpo gjith[ka që i ofrohet janë mundësi të errëta, që më shumë se që e ndihmojnë e rrezikojnë.
Kur situata e detyron Shpëtimin të marrë të bijën në përkujdesje, ai vendos të bëhet prindi i duhur për të, anipse kjo i kërkon një sakrificë të ngjajshme me ato të mitologjive greke. Të vetmet mundësi që i krijohen për punë janë të shesë veshkën dhe të shoqërojë nëpër takime prostitutën fatkeqe me të cilën dashurohet, e cila vjen e mishëruar nga Juli Emiri, prezenca e së cilës i jepte një sharm të ve[antë filmit. Megjithatë edhe këto punë vijnë me pasojë të rënda dhe largimi nga vendi për në Hungari është alternativa që lë të kuptohet nga filmi.
“Galaksia e Andromedës” është një rrëfim i trishtë, i treguar me ngjyra të bukura, një histori për disa njerëz që duket sikur jeta i ka paracaktuar të vuajnë e të përplasen pandalshëm në fatkeqësi, çka ndonjëherë mund edhe t’a rëndojë filmin, më shumë se sa historinë reale. Krijimi i rrethanave të fatkeqësive të skajshme që përcjellin Shpëtimin, vajzën e tij, por edhe prostitutën me të cilën ai shoqërohet e bëjnë shikuesit të ‘shoh’ herë pas here dorën e autorit e poashtu temat e shumta që filmi hap, shpesh pa arritur t’i mbyll natyrshëm i japin një tendencë ambicioze, e cila manifestohet me skena roli i të cilave është thjesht informues.