KryesoreLajme

Edi Rama na ka turpërua/ Qori: Netanyahu i akuzuar për krime lufte nga Haga

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Izrael. Me anë të një mesazhi në Facebook, Qori vë në dukje se Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

“Sot Edi Rama është takuar me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Kush nuk e di, Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Që prej viti 2003 Republika e Shqipërisë ka ratifikuar traktatin e Romës dhe njeh juridiksionin e kësaj gjykate – shprehet ai.

Lexo më shumë  Kurti: Nxënësit e Kosovës shkëlqejnë në Olimpiadën e Shkencave NEO në SHBA, fitojnë 16 medalje

Sipas Qorit, nëse ky takim do ishte zhvilluar në Republikën e Shqipërisë, Shqipëria do kishte detyrimin ligjor, që ta dorëzonte Netanyahun para inistitucionit të Gjykatës Penale ndërkombëtare.

“Kështu që sikur ky takim të mos zhvillohej në Izrael, por në Republikën e Shqipërisë, Shqipëria do kishte detyrimin ligjor, jo vetën ndërkombëtar por për pasojë kombëtar që ta dorëzonte Netanyahun para inistitucionit të Gjykatës Penale ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Përafrimi i legjislacionit në Shqipëri me BE-në rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

Një shtet nuk ka vetëm interesa, ka edhe dinjitet dhe rreputacion në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kur humb dinjitetin dhe rreputacionin nuk e ke për gjë pastaj të shkelësh edhe interesat kombëtare, siç kjo qeveri ka bërë vitet e fundit. Sot është një ditë, ku Edi Rama na bën me turp të gjithëve” – tha Qori.

Rruga Press

YouTube player