Bota

Kryeministri kanadez: Kërcënimet e Trump për tarifa janë pjesë e strategjisë së negociatave

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka minimizuar kërcënimet e fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore prej 100%, duke deklaruar se ato duhet të shihen si pjesë e një strategjie negociuese në kuadër të marrëdhënieve tregtare.

“Së shpejti do të nisim negociata ose rishikimin e marrëveshjes sonë me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën (USMCA)”, deklaroi Carney.

Lexo më shumë  Sanksionet detyrojnë Rusinë të nxjerrë në përdorim avionët e epokës sovjetike

Ai theksoi se qëndrimet e Trump duhen interpretuar në një kontekst më të gjerë politik dhe ekonomik. “Presidenti është një negociator me përvojë. Mendoj se disa nga këto komente dhe kërcënime duhet të shihen brenda këtij kuadri”, shtoi kryeministri kanadez.

Donald Trump kërcënoi të shtunën se do të vendosë “tarifa 100%” ndaj importeve nga Kanadaja drejt SHBA-së, nëse Otava arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.

Ky reagim erdhi pasi Carney njoftoi në mesin e janarit se Kanadaja kishte arritur një marrëveshje paraprake me Pekinin, duke hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Deklaratat e fundit kanë shtuar tensionet në marrëdhëniet tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës, ndërsa pritet që negociatat për rishikimin e marrëveshjes USMCA të nisin në muajt në vijim.

YouTube player