KryesoreLajme

Kurti: Dyshimet për votat duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndërshkohen

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulime votash brenda subjekteve politike, duke theksuar se komisionerët apo individët e përfshirë në veprime të tilla nuk do të kenë asnjë lloj amnistie.

Kurti ka inkurajuar institucionet përgjegjëse që hetimet për këto raste të zhvillohen deri në fund, në mënyrë që të garantohet integriteti i plotë i procesit zgjedhor. Ai ka nënvizuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë dhe do të mbetet gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të qytetarëve, të shprehur përmes votës së lirë në kuti të votimit.

Lexo më shumë  Rutte: Dobësimi i aftësive bërthamore dhe raketore të Iranit është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës

Sipas Kurtit, Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore, prandaj adresimi i çdo dyshimi për manipulime përmes ligjit dhe llogaridhënies është i domosdoshëm. Ai ka theksuar se vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe se vota e lirë do të mbrohet deri në fund.

Kryeministri ka bërë të qartë se çdo dyshim duhet të hetohet dhe çdo manipulues duhet të ndëshkohet, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Lexo më shumë  Irani lëshon raketa balistike në bazën ushtarake britanike-amerikane, në Diego Garcia

Rruga Press

YouTube player