Starmer: Pretendimi i Trumpit për trupat britanike në Afganistan është ofendues
Kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se pretendimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se trupat britanike nuk ishin në vijën e frontit në Afganistan ishin “fyese dhe të tmerrshme” dhe sugjeroi që Trump të kërkojë falje.
“I gjej deklaratat e Presidentit Trump ofenduese dhe sinqerisht të tmerrshme. Nuk më çudit që (me deklaratën e tij) ata shkaktuan kaq shumë dhimbje te të dashurit e atyre që vdiqën ose u plagosën”, tha Starmer, duke shtuar se nëse do të kishte thënë diçka të ngjashme, “ai me siguri do të kërkonte falje”, raporton Sky News.
Rruga Press

