Lajme

109 të ndaluar nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren

109 persona janë ndaluar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në komunën e Prizrenit. 

Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka thënë se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave.

Kryeziu ka shtuar se manipulimi do të ishte i pamundur po të mos kishte kompromis mes të komisionerëve. Ka thënë më tej se 6 janë liruar, ndërsa 109 janë ndaluar.

“Sot 4 prokurorët e krimeve të rënda janë marrë me procese dhe kanë dalë në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim, deri tash i kemi 109 të ndaluar për vepra penale të flasifikimi të rezultateve, presion e kanosje dhe dhënie e marrje të ryshfetit. Sot kemi pasur edhe dëshmitarë dhe situata që kanë treguar kush ka marrë dhe nga kush ka marrë ryshfet”, ka thënë ai në konferencë për media.

Lexo më shumë  Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryeziu ka thënë tutje se bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara vetëm në rajonin e Prizrenit.

“Nuk bëhet fjalë për dhjetëra e qindra por mijëra vota të manipuluara. Ka kandidatë vetëm për kandidatë të subjekteve të caktuara politike që kanë deri mbi 6000 vota. Bëhet fjalë edhe për situata ku vetëm në një vendvotim numri i manipuluar ka shkuar deri 2444 vota, pra vetëm në një klasë. Në regjionin tonë ato që janë numëruar nga subjektet politike në QKN është vetëm një vendvotim që ka dalur e pakeqpërdorur. Në Komunën e Prizrenit 40,497 vota janë shtuar e janë hequr 27, 520 vota. Diferenca totale e keqpërdorimeve është 68,017 vota”.

Lexo më shumë  Gërvalla në Stamboll: Turqia, partner strategjik i Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal

Rruga Press

YouTube player