Bota

NATO dhe Danimarka dakordësohen për të rritur sigurinë në Arktik, Frederiksen udhëton sot në Groenlandë

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen do të udhëtojë këtë të premte për në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk. Atje, ajo do të takohet me homologun e saj Jens- Fredrik Nielsen.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, dhe Frederiksen ranë dakord të premten që aleanca duhet të shtojë përpjekjet për sigurinë në rajonin e Arktikut, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump hoqi dorë nga kërcënimet e tij për të pushtuar Groenlandën.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit

“Po punojmë së bashku për të siguruar që e gjithë NATO-ja të jetë e sigurt dhe do të ndërtojmë mbi bashkëpunimin tonë për të rritur parandalimin dhe mbrojtjen në Arktik”, shkroi Rutte në një postim në X pasi u takua me Frederiksen në Bruksel.

Frederiksen nga ana e saj tha se do të pajtohen që NATO duhet të rrisë angazhimin e saj në Arktik.

“Mbrojtja dhe siguria në Arktik janë çështje për të gjithë aleancën”, shkroi ajo në X.

Lexo më shumë  Raportuesja e OKB: Izraelit iu dha leje për të torturuar palestinezët, shumica e shteteve e lejuan këtë

Takimi erdhi pasi Trump pretendoi se kishte arritur një marrëveshje kornizë me Rutte të mërkurën që e kënaqi atë pasi ai bëri kërkesa për të marrë territorin autonom të Arktikut nga Danimarka.

YouTube player