KryesoreLajme

Gërvalla në Stamboll: Turqia, partner strategjik i Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim bilateral në Stamboll me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të takimit të dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, përcjell Kosova Post.

Gjatë këtij takimi, Gërvalla theksoi se Turqia, si shtet mik dhe aleat i ngushtë i Kosovës, mbetet një partner i rëndësishëm në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Ajo riafirmoi orientimin e palëkundur strategjik të Kosovës drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke nënvizuar përkushtimin e vazhdueshëm të vendit për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Lexo më shumë  DW/ Qeveria gjermane ende po e shqyrton bordin e paqes të Trumpit

Ministrja Gërvalla vuri në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, duke theksuar se sfidat aktuale në Ballkan kërkojnë koordinim të shtuar, dialog të hapur dhe veprime të përbashkëta për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e rajonit.

Në këtë kontekst, ajo falënderoi ministrin Fidan për ftesën dhe mikpritjen, duke ritheksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Gërvalla vlerësoi lart rolin e Turqisë në avancimin e dialogut, forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Argumentat/ Si e shpjeguan prokurorët e SPAK kërkesën për pezullimin e Ballukut

Takimi në Stamboll u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët rajonal.

Rruga Press

YouTube player