KryesoreLajme

KEK realizon 97% të planit vjetor të prodhimit të energjisë për vitin 2025

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka realizuar 97 për qind të planit vjetor të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2025, sipas Bilancit Vjetor Energjetik të miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Nga KEK bëhet e ditur se ky rezultat është arritur pavarësisht sfidave teknike dhe ndërhyrjeve kapitale për modernizimin e njësive gjeneruese. Gjatë vitit janë realizuar modernizime të turbinave në njësinë B2, remontet e rregullta vjetore si dhe projekte kapitale në njësitë B1, B2 dhe A3.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Sipas të dhënave mujore, në disa periudha prodhimi ka tejkaluar planifikimin deri në 110 për qind, ndërsa në dhjetor 2025 prodhimi ka qenë mbi plan, me realizim prej 102 për qind.

Nga KEK theksohet se realizimi prej 97 për qind dëshmon përkushtimin e stafit dhe garanton stabilitetin e sistemit energjetik të Kosovës, duke konfirmuar vazhdimin e procesit të transformimit drejt një sistemi modern dhe të qëndrueshëm energjetik.

Lexo më shumë  Zelensky: Evropa duhet të qëndrojë e fortë ndaj Trumpit dhe Rusisë

Rruga Press

YouTube player