BotaKryesore

Zelensky: Evropa duhet të qëndrojë e fortë ndaj Trumpit dhe Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim të drejtpërdrejtë në Davos, duke kritikuar shtetet evropiane për paaftësinë për të ndaluar agresionin rus dhe reagimin e dobët ndaj kërcënimit të presidentit Trump për të marrë Grenlandën.

Ai theksoi se Evropa duhet të bashkohet dhe të veprojë, përndryshe rrezikon të mbetet pas në rendin global. Zelensky lidhi të ardhmen e Ukrainës me atë të Evropës, duke kujtuar rrezikun nga një Rusi revanshiste pranë kufijve.

Presidenti ukrainas tha se Ukraina dhe SHBA-ja kanë rënë dakord për garanci sigurie pas luftës, por nuk dha detaje mbi përmbajtjen e tyre. Ai gjithashtu kritikoi reagimin simbolik të Evropës ndaj kërcënimit të Trump për Grenlandën, duke e cilësuar të pamjaftueshëm.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Zelensky potencoi se Europa ka nevojë për Ukrainën për të mbrojtur pavarësinë dhe sigurinë e vet. “Ju keni nevojë për pavarësinë e Ukrainës gjithashtu — sepse nesër mund të duhet të mbroheni vetë. Dhe kur Ukraina është me ju, askush nuk do t’ju shkelë mbi këmbë”, tha ai, raporton New York Times.

Trump dhe Zelensky u takuan sot në Davos

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se pati një takim të mirë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Davos, Zvicër, por shtoi se ende ka “rrugë për të bërë” për të përfunduar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Lexo më shumë  NATO dhe Danimarka dakordësohen për të rritur sigurinë në Arktik, Frederiksen udhëton sot në Groenlandë

“Lufta duhet të mbarojë. Shpresojmë që do të mbarojë. Po vriten shumë njerëz,” tha Trump. “Është një proces në vazhdim. Të gjithë duan që lufta të përfundojë.”

Ndërkohë, Zelensky tha se takimi ishte “pozitiv” dhe se “milja e fundit” e negociatave është shumë e vështirë. “Gjatë çdo dialogu, me çdo president, unë duhet të mbroj interesat e vendit tim. Por sot ishte pozitiv,” tha ai, raporton CNN.

Komentet e Zelensky-t erdhën pas fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror, ku kritikoi liderët evropianë për mosveprimin ndaj luftës në Ukrainë dhe sjelljen e tyre rreth Grenlandës.

Rruga Press

YouTube player