Bota

Macron: Uniteti evropian veproi kundër kërcënimeve të Trump

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot, pas mbërritjes në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, se uniteti evropian tregoi forcë dhe veproi si një pengesë ndaj kërcënimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Macron tha se takimi i sotëm i liderëve të BE-së konfirmon mbështetjen unike për Danimarkën, integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, raporton Guardian.

“Kur Evropa është e bashkuar, e fortë dhe reagon shpejt, gjërat kthehen në normalitet dhe janë paqësore”, u tha Macron gazetarëve.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

Megjithatë, ai paralajmëroi se Evropa duhet të mbetet “vigjilente” dhe të vazhdojë të veprojë e bashkuar, duke theksuar se blloku evropian ka “instrumente në dispozicion” nëse përballet me kërcënime dhe se duhet të “fitojë respekt”.

Macron shtoi se Franca është e hapur për të marrë pjesë në misione shtesë të NATO-s, ndoshta në rajonin e Arktikut.

Trump njoftoi dje në rrjetin e tij social Truth se ai dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, arritën një marrëveshje kornizë për Groenlandën dhe se ai nuk do të vendosë tarifat që njoftoi për disa vende evropiane.

Lexo më shumë  Bullgaria ia lejon ShBA-së përdorimin e bazës së saj për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme

Në një intervistë me CNBC, ai deklaroi se marrëveshja kornizë do të përfshinte aleatët e SHBA-së dhe Evropës që do të punonin së bashku për sistemin amerikan të mbrojtjes kundër raketave “Golden Dome” dhe “të drejtat minerale” në Grenlandë.

YouTube player