Sulmi në Kabul/ Ngrihen në ‘këmbë’ drejtuesit perëndimorë! Biden mbledh ekipin e sigurisë, Johnson mban takim urgjent me qeverinë
Shpërthimi në Afganistan me 13 vdekur, persona të konfirmuar deri më tani, ka alarmuar të gjithë botën dhe ka ngritur në këmbë të gjithë drejuesit e shteteve perëndimore.
Mësohet se Joe Biden ka mbledhur ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe po shoqërohet nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Po ashtu kryeministri i Britanisë Boris Johnson, pas ngjarjes alarmante do të mbajë një takim qeveritar pasditen e sotme, mbi situatën në aeroportin e Kabulit.
Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron me një reagim zyrtar ka thënë se situata është përkeqësuar thellësisht në Afganistan. Ai bëri thirrje për kujdes para se situata mund të agravojë dhe ne nuk do të mund ta kontrollojmë dhe shtoi se situata rreth aeroportit mbetet shumë e rrezikshme.
Rruga Press