Bota

Shefi i partisë komuniste vietnameze i thotë “po” Trumpit për Bordin e Paqes për Gazën

Më 16 janar 2026, Presidenti Donald Trump i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Tô Lâm, duke e ftuar atë dhe Vietnamin të marrin pjesë në Bordin e Paqes

Kreu i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Më 16 janar 2026, Presidenti Donald Trump i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Tô Lâm, duke e ftuar atë dhe Vietnamin të marrin pjesë në Bordin e Paqes, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, për të promovuar një zgjidhje paqësore të qëndrueshme të konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës në Rripin e Gazës.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik, Starmer: "Vendosja e tarifave tregtare ndaj aleatëve është e gabuar"

Në përgjigjen e Lam theksoi se Vietnami e konsideron themelimin e Bordit të Paqes si një hap të domosdoshëm për zbatimin e planit të paqes për Rripin e Gazës, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me Rezolutën nr. 2803, datë 17 nëntor 2025. Rezoluta mirëpret pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së në këtë bord për të çuar përpara përpjekjet për ndërtimin e paqes, ndihmën humanitare dhe rindërtimin pas konfliktit në Rripin e Gazës.

Të paktën shtatë vende të tjera përfshirë edhe Shqipërinë thanë të dielën se ishin ftuar nga Shtetet e Bashkuara për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” të Presidentit Donald Trump, një organ i ri udhëheqësish botërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e hapave të mëtejshëm në Gaza dhe sinjalizimin e ambicieve për një mandat më të gjerë ndërkombëtar. Jordania, Greqia, Qiproja dhe Pakistani njoftuan gjithashtu të dielën se kishin marrë ftesa. Kanadaja, Turqia, Egjipti, Paraguai, Argjentina dhe Shqipëria kishin treguar tashmë se ishin ftuar, njoftoi Associated Press. Numri i përgjithshëm i vendeve të ftuara mbetet i panjohur.

Lexo më shumë  Rusia humb miliarda nga nafta dhe gazi – të ardhurat arrijnë nivelin më të ulët që nga viti 2020

Një kontribut prej 1 miliard dollarësh garanton një vend të përhershëm në bordin e udhëhequr nga Trump, në vend të një emërimi tre-vjeçar që nuk kërkon kontribut, sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti rreth statutit, i cili nuk është bërë publik. Zyrtari tregoi se fondet e mbledhura do të përdoren për rindërtimin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin listën e tyre zyrtare të anëtarëve në ditët në vijim, me shumë mundësi në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Rruga Press

YouTube player