Bota

“Republika Islamike do të bjerë”, vjen reagimi i Princit të kurorës së Iranit

Djali i shahut të ndjerë të Iranit tha se është i bindur se Republika Islamike do të bjerë mes protestave masive dhe bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare.

“Republika Islamike do të bjerë — jo nëse, por kur”, tha Reza Pahlavi në një konferencë për shtyp në Uashington.

“Unë do të kthehem në Iran.”

Pahlavi ka jetuar në mërgim në Shtetet e Bashkuara që kur revolucioni islamik i vitit 1979 rrëzoi nga pushteti babanë e tij pro-perëndimor.

Lexo më shumë  PowerChina, qindra miliona euro nga projektet strategjike në Serbi, pa tenderë publikë

Shumë protestues kanë brohoritur emrin e Pahlavit në protestat masive që përfshiu Iranin, të cilat regjimi në Teheran i shtypi me dhunë.

Të paktën 2,572 persona janë vrarë në këtë shtypje, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, megjithëse disa burime pohojnë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 15,000.

Pahlavi tha se dëshiron të shërbejë si figurë kryesore për të udhëhequr një tranzicion drejt një demokracie laike, pavarësisht kritikëve.

Pahlavi ka kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, i cili nuk ka vepruar pavarësisht disa paralajmërimeve drejtuar Teheranit.

Lexo më shumë  Politico: Serbia i lejoi spiunët e Putinit të testojnë “topa zanorë” mbi qen

“Populli iranian po ndërmerr veprime vendimtare në terren. Tani është koha që bashkësia ndërkombëtare t’u bashkohet plotësisht atyre”, tha Pahlavi.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të “mbrojë popullin iranian duke degraduar kapacitetin shtypës të regjimit, duke përfshirë shënjestrimin e udhëheqjes së Gardës Revolucionare Islamike dhe infrastrukturës së saj të komandës dhe kontrollit”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve të dëbojnë diplomatët e Republikës Islamike.

Rruga Press

YouTube player