Dështon sulmi rus në Kharkiv: 70 ushtarë rusë të vrarë, Garda Kombëtare e Ukrainës ngre flamurin mbi Kupyansk
Trupat ukrainase nga Brigada e 13-të “Khartia” e Gardës Kombëtare zmbrapsën një sulm rus në shkallë të gjerë në rajonin e Kharkiv, duke vrarë rreth 70 ushtarë rusë.
Sipas shërbimit për shtyp të brigadës , gjatë javës, trupat ruse janë përpjekur vazhdimisht të depërtojnë nëpër pozicionet në zonën e tyre të përgjegjësisë në veri të Kharkivit, por tha se të gjitha sulmet janë zmbrapsur.
Khartia publikoi gjithashtu një video që tregon operacionet luftarake kundër trupave ruse.
“Falë veprimeve të koordinuara të këmbësorisë së Khartia-s, operatorëve të dronëve, njësive të artilerisë dhe elementëve të tjerë, përpjekja e armikut ishte e pasuksesshme. Ne vazhdojmë të mbrojmë rajonin e Kharkiv dhe ta mbajmë të sigurt”, tha brigada.
Sulmi i zmbrapsur vjen ndërsa forcat ukrainase rimarrin kontrollin mbi ndërtesën e Këshillit të Qytetit të Kupyanskut gjatë përpjekjeve për të hequr bllokadën e qytetit.
Operacioni u krye nën komandën e Korpusit të 2-të të Gardës Kombëtare.
Ushtarët nga Grupi i Zbulimit dhe Goditjes i Batalionit të 4-t të Brigadës Khartia ngritën flamurin kombëtar ukrainas mbi ndërtesën e bashkisë në qendër të qytetit të Kupyansk.
“Operacioni i Kupyansk dëshmon se nëpërmjet planifikimit të duhur, trajnimit të komandantëve dhe shtabeve, si dhe përgatitjes me cilësi të lartë të njësive, armiku mund të ndalet dhe shkatërrohet me sukses”, tha koloneli Ihor Obolensky, komandant i Korpusit të 2-të.
Ndërkohë, në mesin e dhjetorit, në Kupyansk u zhvilluan beteja të ashpra , me njësitë ruse të rrethuara që ofruan rezistencë të ashpër ndërsa forcat ukrainase shtyheshin për t’i eliminuar ato.
Rruga Press

