Trump: Patriotë iranianë, vazhdoni protestoni! Merrni në kontroll institucionet! Ndihma është duke ardhur
Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të martë u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat.
Ai përmes një postimi në “Truth Social” bëri tha se ndihma për protestuesit është duke mbërritur në Iran.
Presidenti amerikan njoftoi se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve.
“Patriotë Iranianë, VAZHDONI PROTESTONI – MERRNI NË KONTROLL INSTITUCIONET TUAJA!!! Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë.
Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të NDALOHET vrasja e pakuptimtë e protestuesve. NDIHMA ËSHTË RRUGËS. MIGA!!! PRESIDENTI DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.
Rruga Press

