Lajme

‘Këshilli Bashkiak në Maliq të Korçës diskuton dëmet nga përmbytjet’, fermerët: Ku janë dëmshpërblimet për prodhimet e shkatërruara?

Po zhvillohet jashtë radhës mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e thirrur për të diskutuar situatën e krijuar nga përmbytjet e nëntorit 2025.

Prezentë në mbledhje janë edhe fermerë të zonës, të cilët po debatojnë me drejtuesit e bashkisë lidhur me dëmet e shkaktuara në prodhimet bujqësore. Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet konsiderohen të rëndësishme.

Lexo më shumë  Gazetari kroat: Vuçiqi ka nisur përgatitjet për falsifikimin e zgjedhjeve, do të ketë ndihmë nga Republika Sërpska

Julian Guri, një prej fermerëve, u bëri thirrje banorëve për rezistencë: “Asnjë nuk duhet të lëvizë që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?”

Në përfundim të mbledhjes pritet të vendoset sesi do të adresohen kërkesat e fermerëve dhe dëmshpërblimet për prodhimet e humbura.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave