KryesoreLajme

Këlliçi: Shqipëria drejtohet sot nga një grup i strukturuar kriminal i ideuar nga Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka artikuluar një qëndrim të prerë mbi strategjinë e opozitës dhe gjendjen aktuale politike në vend, duke theksuar se Shqipëria sot drejtohet nga një “grup kriminal” që e ka marrë peng vendin. Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, Këlliçi bëri thirrje për një reflektim të thellë shoqëror dhe për krijimin e një fronti të gjerë opozitar si e vetmja rrugë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai tha se, strategjia opozitare mbështetet në dy shtylla kryesore.

Së pari, Partia Demokratike është një faktor i pamohueshëm dhe forca më e madhe opozitare, e cila siguroi 35% të votave edhe në zgjedhjet e kontestuara të 11 majit. Çdo përpjekje për të rrëzuar Ramën pa PD-në ose duke tentuar t’i imponohesh asaj, u cilësua prej tij si një “iluzion”.

Së dyti, Këlliçi pohoi se PD-ja është e vetëdijshme se nuk ia del dot e vetme dhe se është e domosdoshme krijimi i një “kohezioni të madh shoqëror”. Ai përmendi tryezën e fundit të organizuar nga opozita si një “shtrim dore” dhe një hap konkret drejt bashkimit të të gjithë faktorëve politikë, qytetarë, intelektualë dhe grupeve të interesit.

Duke iu referuar zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, ku PD mbështeti një kandidat jashtë radhëve të saj, Këlliçi e cilësoi atë si provën se partia është e gatshme “të dalë përtej vetes” për të ndërtuar një aleancë më të gjerë. Ai theksoi se ky model krijoi një momentum pozitiv politik dhe dëshmoi vullnetin për bashkim.

Deputeti demokrat adresoi edhe fenomenin e “opozitës ndaj opozitës”, duke pranuar se ekzistojnë personazhe publikë që duket se i shërbejnë axhendës së qeverisë dhe që “pompohen nga portalet e majta apo ato të inceneratorëve”. Ai paralajmëroi se edhe kritikët me qëllime të mira, duke qëndruar të distancuar, në mënyrë të pavetëdijshme ndihmojnë në ruajtjen e “stabilokracisë” aktuale.

Këlliçi deklaroi gjithashtu se problemi i Shqipërisë nuk është thjesht politik, por është kapja e shtetit nga një grup kriminal. “Si arritëm ne si shoqëri që të kemi një grup kriminal në krye të qeverisë që e ndan Shqipërinë sipas interesave dhe llokmave të veta?” pyeti ai, duke shtuar se kjo është një çështje që i tejkalon kufijtë partiakë dhe prek çdo qytetar, përfshirë edhe socialistët e ndershëm.

Flavio Qarri: Tani duket se jeni para një momenti paksa të çuditshëm. Ka një, le të themi, një kryqëzim rrugësh që kanë probabilitet po aq të madh. Nga njëra anë, ju po kërkoni që të bashkoni çdo faktor opozitar, politik, qytetar, e të tjerë e të tjerë, edhe intelektual. Nga ana tjetër, duket sikur kjo gjë nuk po funksionon dhe një pjesë e publikut, e qytetarëve, le të themi, kritik ndaj kryeministrit, po ju kërkojnë që ndoshta mos është alternativë edhe një radikalizim unikal i PD-së. Në ç’pozita ndodheni konkretisht?

Belind Këlliçi: Jemi para një pozite ku janë dy të vërteta të pamohueshme njëherë, që ta dijë çdo qytetar edhe që na ndjek edhe çdo qytetar shqiptar. E para, kushdo që ka një opinion ndryshe apo ka një kritikë edhe ndaj Partisë Demokratike, duhet të kuptojë diçka, që Partia Demokratike është partia më e madhe opozitare, që në një farsë elektorale si 11 maji, e damkosur tashmë me shtatë rezoluta ndërkombëtare, që nuk kanë qenë zgjedhje, sërish ja ka dalë të marri 35% të votave të qytetarëve shqiptarë dhe të marri mbi gjysmë milioni votash. Pra ky është një fakt i pamohueshëm.

Dhe kushdo që ka ndonjë iluzion se duke qenë i vetëm, apo duke bërë kritika në Facebook, apo, duke dalë duke dhënë ndonjë intervistë, do mund t’ia dalë, rrëzimit të Edi Ramës pa Partinë Demokratike, apo duke ju imponuar Partisë Demokratike, e ka thjesht iluzion, nuk e ka të mundur. Pra të jemi realist me ata që na ndjekin.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, unë vetë jam funksionar i saj, jam deputet i Partisë Demokratike, e kupton që e vetme nuk ja del dot ta mundë Edi Ramën, për sa kohë nuk krijohet një kohezion i madh shoqëror, se ky nuk është vetëm një problem politik, është një problem shoqëror, është një problem që prek çdo qytetar shqiptar, dhe është një problem që do duhet të bëjë bashkë PD-në, që t’i prijë, pra, revoltës dhe ndryshimit, dhe pa diskutim të gjitha grupet e interesit, target grupet e ndryshme shoqërore, intelektualët në vend, njerëzit që kanë vendosur të rrinë në këtë vend, socialistë të dëshpëruar, nëse e do, qytetarë të painteresuar. Patjetër këtij procesi do duhet t’i prijë PD-ja, po së bashku me një front të gjerë. Në kuadër të kësaj ishte dhe kjo tryezë që u organizua, që mund të mos jetë perfektja, mund të mos jetë e përkryer, po patjetër është një shtrim dore nga ana e Partisë Demokratike, është një hap i parë për të krijuar një kohezion më të gjerë dhe për të dalë përtej vetes së saj.

Lexo më shumë  KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

E treguam edhe kur ishte momenti për të patur zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Pra, ju e mbani mend që kandidatura e zotit Binaj, si asnjëherë më parë, pati një skepticizëm ndaj Partisë Demokratike, a do mund të dilte përtej vetes së saj? E tregoi me fakte dhe me prova PD-ja që po, më doli përtej vetes së saj, duke vënë një…

Flavio Qarri: E tregoi dhe me vendim kushtetuese që nuk i donim zgjedhjet pastaj…

Belind Këlliçi: Po mirë, më mirë po të mbetemi te thelbi politik. Pra PD-ja hoqi nga vetja, pra hoqi nga mundësia për të pasur një kandidaturë të vetën, i dha një kandidaturë qytetarëve që vinin nga shoqëria civile, nga aktivizmi qytetar e të tjerë e të tjerë, u krijua një kohezion më i gjerë se PD-ja dhe u prodhua një momentum politik. Punë tjetër si shkoi vendimmarrja pastaj me Kushtetuese.

Flavio Qarri: Jo, e kam fjalën, ajo ishte prova që ju funksionoi si skemë.

Belind Këlliçi: Funksionoi, po mbi të gjitha që PD-ja e ka dhënë, e ka vënë gurin e provës që është e gatshme të dalë përtej vetes së saj. Tani kushdo që ka ndonjë, ndonjë ide që mundet t’i imponohet një force kaq të madhe politike duke qenë i vetëm, duke mos pasur numra, duke, duke patur qëndrime kritike sa të duash, e ka të pamundur, sepse në fund të ditës do duhet të kuptojnë, po e them dhe njëherë, që kjo forcë politike është një forcë politike 35 vjeçare në këtë vend, ka bërë historinë e këtij vendi, keq, mirë, duan, s’duan, kritikohet sa të duash, por ato merita të mëdha dhe për ato arritje të mëdha të vendit tonë, siç është anëtarësimi në NATO, që sot po na bëhet kaq i rëndësishëm duke parë që portin e Durrësit po na e marrin rusët, duke parë që interesat kryesore ekonomike të këtij vendi i ka marrë krimi i organizuar dhe është kriminalizuar ekonomia e vendit.

Arritje si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, apo heqja e vizave, apo edhe rruga e kombit e të tjerë e të tjerë, janë arritje që i ka bërë kjo forca politike, kjo Partia Demokratike. Pra qytetarët do duhet ta kuptojnë këtë gjë. Por nga ana tjetër, patjetër, a ka vend këtu për kritikë, për reformim?

Flavio Qarri: Keni bërë dhe ujësjellësin e Vlorës që…

Belind Këlliçi: Po kemi lënë një rrugë të bërë para 16 vjetësh, 18 vjetësh, por që e kishte kapur ky deputeti i Vlorës. Pra të jemi, të jemi edhe seriozë, po të jemi edhe praktikë dhe me këmbë në tokë me qytetarin që na ndjek. Po më kohë, po, ka PD-ja sa të duash vend për t’u përmirësuar, vend për t’u rregulluar, vend për t’u reformuar, për të hapur dyert. Edhe në kuadër të hapjes së dyerve ishte kjo tryezë, se ju e patë, kishte figura të reja, kishte artistë, kishte intelektualë, kishte…

Flavio Qarri: Edhe aleatë të vjetër.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Belind Këlliçi: Kishte dhe aleatë të vjetër, patjetër, por mbi të gjitha ishte një vullnet i shprehur qartazi që PD-ja është e gatshme të dalë përtej vetes së saj.

Flavio Qarri: A keni një frikë, zoti Këlliçi, se panorama politike shqiptare, qoftë edhe në kampin opozitar, është e mbushur me njerëz që në leximin publik, duket sikur më shumë bëjnë lojën e Ramës sesa… lojën për ta rrëzuar Ramën?

Belind Këlliçi: Që ka dhe opozitë të opozitës, pra që ka dhe personazhe që janë, ëh, sot faktorë publik vetëm për të bërë opozitën e opozitës dhe po ta shohësh pompohen vetëm nga portale të majta apo portalet e inceneratorit të Tiranës, apo portalet që financohen nga paratë e qytetarëve, kjo është pak po e sigurtë, pra këtë e dimë dhe është e dukshme, është e qartë. Por nga ana tjetër, që ka dhe keqkuptime në mes, ka Flavio, se unë jam i bindur që edhe një pjesë e madhe e atyre që bëjnë kritikën e opozitës, mbase nuk e kuptojnë që me këtë qëndrim që mbajnë apo duke qëndruar të distancuar, të larguar, mbase ndihmojnë në stabilokracinë këtu dhe ndihmojnë në stabilitetin e kësaj mazhorance që prej vitesh tashmë spinon në emisionet e mbrëmjes dhe në mediat që ndjekin qytetarët, hipotezën që ne jemi të gjithë njëlloj. Ja iku Edi Rama, po kush do vijë? Po sigurisht më, po do vijnë të rinj, do vijë PD-ja, do vijë opozita e bashkuar, do vijnë politikanë, do vijnë qytetarë që nuk kanë futur duart në xhepat e qytetarëve. Do vijnë, politikanë të përgjegjshëm që nuk i kanë borxh asnjë qytetari shqiptar, që nuk kanë vjedhur qytetarët shqiptarë. Do vijnë njerëz që nuk kanë lidhje me grupin kriminal që sot drejton Shqipërinë dhe e ka marrë peng. Unë e kam thënë dhe herën e kaluar, kemi qenë në këtë studio, që ore do duhet të bëjmë, ne si shoqëri shqiptare, është momenti për të bërë një analizë të qartë, ore si përfunduam dreqi e mori, si arritëm ne që të kemi një grup kriminal që sot nuk e mohon asnjëri, as të majtët, as socialistët, se kjo nuk është PS, kjo nuk ka lidhje me PS-në kjo gjë që është sot në krye të qeverisë. Nuk është parti politike, është grup kriminal. Si e lejuam ne si shoqëri, si shqiptarë, që të na marri prej hunde për 13 vite Edi Rama dhe të vendosë të çimentojë një grup kriminal në krye të qeverisë që e ndan Shqipërinë sipas interesave dhe llokmave që ka preferencë një grup kriminal në raport me një grup kriminal tjetër.

Kjo është shumë e rëndë, po këtë nuk e zgjidh dot vetëm PD-ja, këtë po them. Dhe nuk është problem, Flavio, që të jemi të qartë edhe për ata që na ndjekin, nuk është problem vetëm i PD-së, është i gjithë qytetarëve shqiptarë më, është edhe i të majtëve. Unë jam i bindur që anëtarët e PS-së sot, anëtarët të majtët, socialistët e vërtetë, socialistët e vërtetë, po socialistët e thjeshtë më, po nuk kanë lidhje fare me këtë situatë, po nuk kanë lidhje, është e pamundur, sepse nuk mund të bësh fajtor, s’e ka kriminalizuar aq shumë shoqërinë, nuk kriminalizohet e gjithë, edhe, edhe ajo forcë politike. Jo mo jo, është kreu i saj, buron nga kreu e gjithë fryma, ideologjia, mënyra e drejtimit, është Edi Rama. Ja kujtojmë edhe njëherë shqiptarëve, e mbani mend në 2013-ën, koalicioni bashkohuni të gjithë qelbësira për të mposhur Sali Berishën? Dhe çfarë ndodhi? Në mandatin e parë të asaj mazhorance, të Edi Ramës, u prodhua ligji i dekriminalizimit, i paprecedent në rajon për herë të parë. Pse? Sepse ky mori kriminelë, mori banditë, mori hajdutë, mori përdhunues, mori tutorë, mori hajdutë vilash, mori skiftera, mori çfarë, vëja emrin ti, të gjithë i mori dhe i futi në parlament dhe t’i bëri kryetar bashkie dhe t’i bëri drejtorë të administratës, kur ndërkohë, në ditën më të zezë të politikës, edhe nëse do…

Rruga Press

YouTube player