BotaKryesore

Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Më shumë se 10,000 persona janë arrestuar gjatë 15 ditëve të fundit gjatë demonstratave anti-regjim në Iran. Këto shifra i ka publikuar të dielën Skylar Thompson, zëvendësdrejtor i Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran, i njohur edhe si HRANA.

“Të paktën 10,675 persona janë arrestuar, përfshirë 169 fëmijë,” tha Thompson për CNN.

Lexo më shumë  Mihali: Bllokada e opozitës për presidentin synon çuarjen e vendit në zgjedhje

490 protestues janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë, sipas bilancit të fundit të grupit, të përditësuar të dielën. Protestat e dhunshme në rrugët e Iranit hyjnë në javën e tretë të cilat janë përhapur në të 31 provincat e vendit. Nga protestat është ndërprerë edhe interneti në vend për të katërtën ditë radhazi.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e Presidentes Osmani