KryesoreLajme

Alimehmeti: Shqipëria në emergjencë kombëtare, qeveria rrëzohet vetëm me veprim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në tryezën opozitare, e cilësoi situatën politike në vend si një emergjencë kombëtare, duke akuzuar qeverinë për antikombëtarizëm, mungesë morali dhe grabitje të së ardhmes së brezave.

Ai theksoi se problemi nuk lidhet vetëm me keqmenaxhimin apo korrupsionin financiar, por me rrënimin e vlerave, familjes, pronës dhe orientimit perëndimor të Shqipërisë. Alimehmeti u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës që të kalojnë nga fjalët te veprimi, duke nënvizuar se ndryshimi nuk vjen nga sallat e konferencave, por nga përballja e drejtpërdrejtë me qeverinë në rrugë, në bulevarde dhe pranë institucioneve.

Ilir Alimehmeti: Në radhë të parë, faleminderit të gjithëve ju për që jeni këtu. Falënderoj shumë në fakt edhe audiencën sepse unë e di që mes tyre ka njerëz që po mendojnë a të bashkohen apo jo me këtë iniciativë, absolutisht për të rrëzuar një qeveri një orë e më parë. Faleminderit doktor Berisha për këtë ftesë dhe organizim. Të themi një gjë të qartë, të gjithë neve, po mos përsëritem. Ne jemi në emergjencë kombëtare. Të jemi të qartë, domethënë, nuk po flas këtu për katastrofa natyrore që na godasin ne çdo verë e çdo dimër dhe gjejmë përballë një shtet të paaftë për t’u marrë me to. Jemi në emergjencë kombëtare sepse ne po qeverisemi nga njerëz antikombëtarë. Nga antivlera, nga antimoral. Kjo është e vërteta. Ata po na vjedhin jo vetëm fondet, se flasim shumë për fondet, por na vjedhin të ardhmen e kalamajve tanë.

Po vjedhin çdo gjë që përfaqëson ky shtet këtu. E në fund fare neve, të gjithë ne, po patjetër, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, po dhe ata që na dëgjojnë, duhet të vendosin, do marrin rolin e spektatorit këtu, apo do marrin rolin e aktorit këtu? Sepse këtu ka nevojë për veprim. Nuk është thjesht çështje që neve t’i themi gjërat. Ata i mendojnë, na japin të drejtë moralisht, po ka nevojë të kuptojmë që ne duhet të shkojmë drejt veprimit. Dhe unë dëgjoj shpesh, kemi mendime të ndryshme. Po, patjetër kemi mendime të ndryshme.

A mund t’i vëmë në një platformë të përbashkët? Edhe këtë mund ta bëjmë, patjetër. Po pyetja e parë është, me të vërtetë, sa të ndryshme janë këto mendime? Pra, neve si qëndrojmë kundër shpopullimit? Neve si qëndrojmë kundër korrupsionit moral dhe financiar? Neve si qëndrojmë kundër narkotrafikut? Po për familjen, si qëndrojmë neve? Se ne qëndrojmë për familjen. Ne qëndrojmë për lirinë, ne qëndrojmë për besimin, ne qëndrojmë për pronën, ne qëndrojmë për kombin. Ne qëndrojmë për një orientim perëndimor të Shqipërisë, apo jo? Po si qëndrojmë? Duhet të qëndrojmë në çdo prag. Nga pragu i derës, ku e kemi ne detyrë të shkojmë dhe t’ia shpjegojmë dhe të flasim me njerëzit, deri tek pragu i institucioneve, ku duhet të çojmë revoltën e tyre. Kalon përmes rrugës dhe bulevardit kjo? Po patjetër kalon përmes rrugës dhe bulevardit. Por duhet të kalojë në mënyrë të fortë, në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë të përshkallëzuar. Se nuk hidhet kjo qeveri me fjalë. As nga sallat e konferencave nuk hidhet. Hidhet nga atje jashtë, duke vepruar, duke folur me njerëzit dhe së bashku me ty, duke shkuar atje për t’i treguar atyre vendin që meritojnë. Një vend antikombëtar, një person që është antikombëtar, nuk e meriton vendin e tij mes këtij kombi, e jo më mbi këtë komb.

Rruga Press

Lexo më shumë  SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci dhe 6 persona të tjerë
YouTube player