KryesoreLajme

Në Shqipëri misri “HELMUES” nga Serbia/ AKU dështoi të mbrojë qytetarët nga ushqimi i kontaminuar! Gati 25 tonë ushqim i kontaminuar u shit në ferma blegtorale

AKU po e humbet betejën për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Në muajin dhjetor, Shqipëria importoi nga Serbia misër, ushqim për kafshë, i cili rezultoi i kontaminuar me Aflatoksinë B1 mbi normat e lejuara , një substancë kjo që OBSH e klasifikon si kancerogjene të Grupit 1.

Kur kafshët konsumojnë misrin me Aflatoksin, kjo toksinë  kalon në qumësht , duke e kthyer  qumështin dhë nenproduktet e tij të pasigurta dhe të rrezikshme për konsum.

Në këtë rast situata është kritike pasi   Aflatoksina mbetet aty edhe pas zierjes, pasterizimit apo përpunimit. E thënë më thjesht  nxehtësia nuk e shkatërron këtë toksinë.

Lexo më shumë  FSK përforcon lidhjet me Gardën Kombëtare të Ajovës për avancimin e kapaciteteve profesionale

Pas kërkesës për informacion që televizioni “Ora News” i ka drejtuar AKU ky institucion na  bën me dije se 78.060 kilogramë misër i kontaminuar ka hyrë nga Serbia  në territorin shqiptar.

Dështimi i AKU-së qëndron në faktin se 24.760 kilogramë misër është shpërndarë dhe shitur në ferma blegtorale, ndërsa sasia tjetër është bllokuar.

AKU nuk mundi ta ndalë në kohë produktin e kontaminuar. Disa nga pasojat e kësaj toksine në trupin e njeriut  janë:

–        Rritje të rrezikut për kancer të mëlçisë

–        Dobësim të sistemit imunitar

Efekte më të rënda te fëmijët: Pengesë në rritje dhe zhvillim

Duke u nisur nga fakti që qytetarët kanë konsumuar produkte të pasigurta, kemi disa pyetje publike për drejtuesin e AKU-së, Manush Kullolli:

Sa qumësht i kontaminuar është prodhuar nga këto ferma?

Sa është sasia që ka përfunduar në treg?

Dhe mbi të gjitha: kush mban përgjegjësi kur ushqimi i pasigurt  përfundon në tryezat e qytetarëve?

Misri me prezencë  Aflatoksine B1është shpërndarë në Fier, Lezhë, Shkodër, Dibër, Elbasan dhe Kavajë.

Deri sa AKU të marrë përgjegjësi , çdo gotë qumësht që përfundon në tryezën tonë mund të jetë një rrezik i heshtur.

Rruga Press

YouTube player