Lajme

Përmbytjet shkaktojnë një viktimë, gjendet një trup i pajetë në Durrës

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.

Ngjarja është regjistruar në orët e fundit.

Viktima është 54-vjeçari A. H., i cili rezulton se ishte punëtor i Ndërmarrjes Komunale Plazh.

Sipas informacioneve të fundit, dyshohet se viktima kishte shkuar në zonë për verifikimin e situatës, në kuadër të detyrës së tij, për shkak të problematikave të shkaktuara nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Gjatë kësaj kohe, ai dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, duke humbur jetën.

Lexo më shumë  Censura/ TV kombëtare nxijnë ekranin për denoncimet e Arben Ahmetajt

Trupi i pajetë i 54-vjeçarit u gjet në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit ushtarak, pas kërkimeve të zhvilluara nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione të tjera zyrtare në vijim.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ngricat dhe përmbytjet/ Bujqësia në Shqipëri përballet me dëme të rënda në disa qarqe