KryesoreLajme

Gërvalla: Për të kuptuar synimet e Rusisë në rajon, vëzhgojeni Serbinë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shvarc, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar se historia ka dëshmuar se për të kuptuar synimet e Rusisë në rajon, duhet vëzhguar veprimet e Serbisë.

Sipas saj, Serbia nuk ka një politikë të jashtme të ndryshme nga ajo e Moskës. Gërvalla ka përmendur deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili ka shpallur “të vdekur rendin botëror” dhe ka paralajmëruar dyfishimin e ushtrisë serbe.

Lexo më shumë  Situatë kritike në Fier/ Çahet argjinatura e Ferrasit, uji vërshon në fshat dhe rrezikon banesat

“Ky mesazh është qartazi si për Rusinë, ashtu edhe nga Rusia”, ka shkruar ministrja Gërvalla.

Ajo ka theksuar se, në realitet, askush nuk po e kërcënon Serbinë, duke shtuar se kërcënimi i vërtetë qëndron në udhëheqjen e saj.

Sipas Gërvallës, në vend që të ndërtojë një shtet normal evropian të përqendruar në reformat për Bashkimin Evropian dhe demokracinë, udhëheqja serbe vazhdon të ëndërrojë për një “perandori rajonale”, me një mentalitet që ajo e ka cilësuar si “rus në miniaturë”.

Lexo më shumë  Oseku i kundërpërgjigjet Buzhalës: Familja jashtë vendit nuk e zbeh përkushtimin politik të Albin Kurtit

“Nuk do të ishte hera e parë që Serbia i vë flakën Evropës”, ka përfunduar Gërvalla në reagimin e saj.

YouTube player