KryesoreLajme

Fatos Lubonja: Rama po paralajmëron vënien e drejtësisë “në rresht” dhe mban standarde të dyfishta

Fatos Lubonja bëri leximin e tij për konferencën e fundvitit të Edi Ramës me gazetarët. 

Në lidhje me deklaratën e Ramës se qeveria do të prekë ligjet e drejtësisë, Lubonja e quaji një paralajmërim se drejtësia duhet të vihet “në rresht” ose do të goditen me forcën e kartonit.

Lubonja u shpreh se kreu i qeverisë duhet të mos ketë standard të dyfishta me drejtësinë, referuar deklaratave të tij në rastin “Ahmetaj” dhe në rastin “Veliaj”.

Lexo më shumë  Daçiqi dhe nipi i Millosheviqit këndojnë këngë nacionaliste në festën e SPS-së

“Çerek të vërteta përdor Rama përgjithësisht, pashë disa gjëra që tha gjatë konferencës dhe mes të tjerash pashë që kishte akuzuar drejtësie se tek ne është një skandal sepse kemi 4 mijë të arrestuar ndërsa kemi 1 mijë e ca të dënuar. Kjo mund të jetë e vërtetë ose jo, sepse i shet të pa vërtetat si të vërteta.

Rama nuk ka rrugë tjetër, është mënyra e tij për të qeverisurit, e raportit me të vërtetën dhe mënyra e tij në raportin me mediat, që dikur u thoshte kazan dhe tani tenxhere.

Viti nisi me arrestimin e Veliaj, Rama nuk duhet të flasë sipas interesave dhe rreziqeve, të ndërrojë Flamur, kjo sepse me Ahmetaj tha që prokuroria është shumë e butë, ndërsa për Veliaj flet ndryshe.

Shqipëria në SKYECC, shqipja ishte gjuha më e përdorur nga përdoruesit.

Një politikan duhet të mendojë pse Shqipëria është kthyer në inkubator krimi në Europë”, u shpreh Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion”.

Rruga Press

YouTube player