KryesoreLajme

Ukraina: Sulmi me dronë në rezidencën e Putinit është fabrikim i Moskës

Rusia akuzoi të hënën Ukrainën për qëlluar me dronë rezidencën e Vladimir Putinit në Valdai, midis Moskës dhe Shën Petersburgut, duke njoftuar se do të “rishikojë” qëndrimin e saj negociues mbi luftën ndaj Ukrainës pas “sulmit terrorist”.

Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Ukraina qëlloi 91 dronë drejt “rezidencës zyrtare” të Putinit në rajonin e Novgorodit nga nata e së dielës deri të hënën, duke shtuar se të gjithë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.

Ai dukej se po i referohej rezidences presidenciale Valdai , e fortifikuar rëndë, në brigjet e liqenit Valdai në Oblastin Novgorod në veriperëndim të Moskës.

Lavrov nuk përmendi që Putini ishte në Novgorod në atë kohë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e hodhi menjëherë poshtë sulmin e pretenduar me dron si “një trillim të plotë” nga Rusia.

Lexo më shumë  Dita e Veteranit, Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së

Lavrov njoftoi se Rusia kishte zgjedhur objektiva në Ukrainë për “sulme hakmarrëse” dhe se “pozicioni negociues i Moskës do të rishikohet”.

Studiuesi i Rusisë, Michael Weiss, sugjeroi në X se akuza mund të jetë një përpjekje për të hetuar se si do të reagonte SHBA-ja. Ai shkroi: “E shihni si funksionon? Rusia tashmë po teston gatishmërinë e Amerikës për të zbuluar dhe verifikuar shkeljet e çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje. Një aromë e fortë e sulmeve me flamur të rremë që Putini përdori për të justifikuar pushtimin në shkallë të plotë.”

Rreth  rezidencës së Vladimir Putinit  në Valdai, mbrojtja ajrore është përforcuar ndjeshëm: tani ka 12 pozicione, kryesisht të pajisura me sisteme Pantsir-S1 të montuara në kulla speciale. Për krahasim, në vitet 2023-24 kishte vetëm dy vende të tilla.

Lexo më shumë  Fatos Lubonja: Rama po paralajmëron vënien e drejtësisë “në rresht” dhe mban standarde të dyfishta

Sipas raportimeve të medias, shoqëruesja e supozuar e Putinit – kampionia olimpike Alina Kabaeva – shpesh kalon kohë në Valdai, së bashku me fëmijët e tyre.

Siç raportoi media ruse Proekt  në vitin 2023, atje u ndërtua një shtëpi e re për Kabaevën dhe fëmijët, dhe asistentëve të saj iu dhanë apartamente pranë rezidencës së presidentit rus.

Pranë vilës së Putinit është rezidenca e Kabaevës me një sipërfaqe prej 1,200 metrash katrorë. Ndërtimi filloi në vitin 2020 dhe përfundoi brenda dy vjetësh. Gazetarët besojnë se ajo është e dashura e diktatorit dhe nëna e tre fëmijëve të tij.

Putini, Kabaeva dhe fëmijët përdorin një linjë hekurudhore të veçantë me një stacion të ruajtur të ndërtuar në vitin 2019. Stacioni ka një pistë helikopterësh nga e cila diktatori fluturon për në rezidencën e tij në Valdai. /TheGeoPost/

YouTube player