KryesoreOpinion/Aktualitet

Zogiani: VETËVENDOSJE! fitoi zgjedhjet më 2020, 2021, 2025, sërish më 2025. Madje edhe më 2017 ka qenë subjekti më i madh parlamentar! Ama analistët kërkojnë një rrugëdalje për të pasur çka të diskutojnë, mundohen të sajojnë tema

Shkruan Avni Zogiani

Edhe më shumë analistë, hala më shumë analiza!? Com’on!

VETËVENDOSJE! fitoi zgjedhjet më 2020, 2021, 2025, sërish më 2025. Madje edhe më 2017 ka qenë subjekti më i madh parlamentar! Ama analistët kërkojnë një rrugëdalje për të pasur çka të diskutojnë, mundohen të sajojnë tema.

– Nuk i fitoi zgjedhjet VV, opozita i dhuroi fitoren, pra 4 herë opozita i dhuroi fitoren VV-së, ama kjo nuk fitoi! Çmenduri!

Nuk ndalen këta, dhe arsyeja qëndron në faktin se “analist” në Kosovë është bërë profesion në vete. Njerëz që nuk bëjnë asnjë punë, por rrinë e presin kush po i kontrakton për të dhënë OPINIONE!. E paprecedent!

Lexo më shumë  Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm

Nuk e gjen kund këtë fenomen veçse te mediat në Kosovë e Shqipëri. Ka analistë edhe në vende tjera, por zakonisht analizën në media e kanë hobi që u derivon nga profesioni që bëjnë në një fushë të caktuar. Këtu janë thjesht dhe vetëm analistë.

Nuk bëjnë punë tjetër, ndonjëri nga ta ka ndonjë kompani ndërtimi ku operojnë fonde të oligarkëve, por përgjithësisht janë thjesht dhe ekskuzivisht analistë.

Ku është problemi i kësaj qasjeje?

Nëse e ke profesion të qenit analist, ka një lloj konflikti të interesit, sepse të jesh thjesht dhe ekskulizivisht analist, do të thotë të flasësh edhe kur s’ka çka të thuhet. Të sajosh, të shpifësh, të dramatizosh, të përfshiesh emocione e patetizma ekstreme që të qëndrosh interesant për punëdhënësin.

Lexo më shumë  Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve duhet të përfundojë bllokadën politike, Kryeministri Kurti tani ka një mandat të qartë

Po mjaft më! Lërini njerëzit të marrin frymë! Merrni ndonjë pushim të gjatë e mbase ju kujtohet ndonjë ide e hajrit. Se kështu siç po bëni veç tu shkel gazin edhe më shumë e pa kontroll, a e keni menduar ndonjëher, deri kur, si, pse?!

P.S. ky është postimi im i fundit rreth tyre! Mirëmbetshi!

YouTube player