KryesoreLajme

Fitorja e Vetëvendosjes është fitore e shtetit ligjor dhe e popullit të Kosovës

Sébastien Gricourt ka reaguar lidhur me rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit në Kosovë, duke e cilësuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të kryeministrit Albin Kurti si një fitore të fuqishme të shtetit ligjor ndaj, siç u shpreh ai, një opozite që synon rikthimin në pushtet për të vazhduar qeverisjen grabitqare të parasë publike dhe nënshtrimin ndaj faktorëve ndërkombëtarë.

Sipas Gricourt, kjo fitore përfaqëson triumfin e të vërtetës kundër një mjedisi të gjerë dezinformimi, i cili ka qenë më aktiv se kurrë gjatë vitit e gjysmë të fundit, por edhe përgjatë gjithë mandatit të Qeverisë Kurti II. Ai theksoi se ky mjedis është ushqyer njëkohësisht nga interesa private të oligarkëve që financojnë opozitën dhe nga interesa të huaja armiqësore ndaj një Republike funksionale të Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti qytetarëve: U jemi mirënjohës përjetë

Gricourt vlerësoi gjithashtu se qytetarët e Kosovës kanë qenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e opozitës në bllokimin e paarsyeshëm të Kuvendit dhe më pas të formimit të qeverisë, pavarësisht humbjes së qartë që ajo kishte pësuar edhe më 9 shkurt.

“Është gjithmonë fitorja e popullit, i cili arriti t’i vendosë gjërat në vendin e duhur dhe ta rikthejë orientimin e historisë moderne të Kosovës drejt një Evrope që mbetet besnike ndaj vlerave demokratike dhe paqes, vlera këto që po sulmohen nga shumë anë, por Kosova po reziston”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Tabuja që theu Albin Kurti

Në fund, Gricourt falënderoi qytetarët dhe mbështetësit e Vetëvendosjes për këmbënguljen dhe vendosmërinë, duke thënë: “Faleminderit që nuk u dorëzuat.”

Rruga Press

YouTube player