KryesoreLajme

Policia e Kosovës arreston Millosh Steviq “Grebeni” – “dora e djathtë e Radoiçiqit”

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit.

Burime të KosovaPress-it brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë.“I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti derisa ka shtuar se Steviq është “dora e djathtë e Milan Radoiçiqit”.

Lexo më shumë  Rekord i daljes në zgjedhje: Deri në orë 13:00 dolën 27,700 qytetarë më shumë sesa më 9 shkurt në orën 15:00

Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe, dhe KosovaPress ka siguruar fotografinë.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she. /KP/

YouTube player