Kurti: Ilaz Pireva, bashkëveprimtar i Adem Demaçit, ka qëndruar i pathyeshëm dhe i palëkundur
Ilaz Pireva, bashkëveprimtar i Adem Demaçit dhe albanolog i njohur, mbetet një nga figurat e palëkundura të rezistencës kombëtare. Ai ishte ndër organizatorët aktivë të demonstratave studentore të vitit 1968, ku kërkesat kryesore ishin Universiteti dhe Vetëvendosja.
Për shkak të veprimtarisë së tij, pushteti i kohës e përndoqi dhe e dënoi, duke e burgosur katër herë për arsye politike. Megjithatë, as burgjet nuk e ndalën angazhimin e tij për lirinë dhe të drejtat e Kosovës.
Pas luftës, Ilaz Pireva u zgjodh kryetar i Komunës së Podujevës dhe deputet i Kuvendit, duke shërbyer me nder dhe dinjitet. Gjatë një vizite në shtëpinë e tij, u përmend edhe Skënder Muçolli, student dhe aktivist politik i demonstratave të vitit 1968, i cili së bashku me Pirevën dhe shumë studentë të tjerë, trasuan rrugën e rezistencës kombëtare.
Rruga Press

