Shpërngulja nga gjenocidi serb i shqiptarëve prej Kosove në Turqi në vitet 1912-1914
Nga Sylejman Morina
Sot fqinjët serbo-grekë jo që nuk na kërkojnë falje për gjenocide dhe masakra, por Greqia mban ende gjendjen e luftës me Shqipërinë, ndërsa Serbia pretendon ta aneksojë përsëri Kosovën.
Evropa në vend që të na kërkojë falje për bashkëfajësi me fqinjët tanë kanibalistë për spastrime, gjenocid ndaj shqiptarëve, krijon lloj-lloj preteksti për ta mbajtur të izoluar popullin shqiptar, duke na mbyllur perspektivat, siç i kanë çdo popull në botë, që të jetojmë të lirë dhe të bashkuar në tokat tona mijëra vjeçare.
Shpresa jonë si popull është Amerika!
Shpërngulja nga gjenocidi serb i shqiptarëve etnik prej Kosovës në Turqi (1912-1914)
Sipas dokumenteve që ruhen në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, Fondi PO (Politçko Odelenje) dhe raportimeve nga konsulata gjenerale, jepen të dhëna të detajuara për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova drejt Turqisë, përmes Selanikut.
Shifrat mujore të shpërnguljes sipas dokumentit nr. 1246, datë 12 prill 1914:
Nëntor 1912: 10,866 shqiptarë
Dhjetor 1912: 15,493 shqiptarë
Janar 1913: 14,087 shqiptarë
Shkurt 1913: 6,288 shqiptarë
Mars 1913: 10,553 shqiptarë
Prill 1913: 11,725 shqiptarë
Maj 1913: 16,813 shqiptarë
Qershor 1913: 15,386 shqiptarë
Korrik 1913: 30,045 shqiptarë
Gusht 1913: 40,312 shqiptarë
Shtator 1913: 20,380 shqiptarë
Tetor 1913: 21,764 shqiptarë
Nëntor 1913: 30,313 shqiptarë
Dhjetor 1913: 41,502 shqiptarë
Janar 1914: 25,182 shqiptarë
Shkurt 1914: 42,060 shqiptarë
Mars 1914: 29,346 shqiptarë
Totali i shpernguljes ishte: 382.117 shqiptarë musliman (në këtë shifër nuk përfshihen fëmijët nën moshen 6 vjeç).
Ndersa në këtë periudhë në Kosovë janë vrarë nga ushtria serbe mbi 79.000 shqiptar musliman, që kishin refuzuar ta lënë vendlindjen dhe të ikin për në Turqi.
Janë dhunuar nga Ushtria Serbe mbi 30.000 femra shqiptare muslimane.
Në dokumente theksohet se përmes Kavallës kanë kaluar edhe rreth 10,000 familje shqiptare myslimane dhe një numër i barabartë përmes rrugës tokësore, të cilët u transportuan në Turqi me 395 anije evropiane, kolonializmi fashist anti-semit (Islamofob) evropian ishin angazhuar në spastrimin dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar musliman.
Sipas të dhënave të “Komitetit të Kosovës”, shpërnguljet për në Turqi gjatë vitit 1914 ishin:
Prill 1914: 11,520 shqiptarë
Maj 1914: 29,414 shqiptarë
Qershor 1914: 31,821 shqiptarë
Korrik 1914: 45,237 shqiptarë
Totali i shpernguljes ishte : 117.992 shqiptarë musliman (në këtë shifër nuk përfshihen fëmijët nën moshen 6 vjeç).
Të gjitha këto të dhëna janë botuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, Seksioni i Shkencave Historike, në veprën: Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine Serbije, K. VII Sv.1, Beograd, 1980, fq. 617-618.
Gjithashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Mbretërisë Serbe (1912-1915), në Kosovë ishte planifikuar të kolonizoheshin:
– me 30,000 kolon serbë në zonën e okupuar nga serbët
– dhe me 10,000 kolon malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.
Rruga Press

