KryesoreLajme

Kërcënohet gazetari kroat pas publikimit të fakteve për “Sarajevo Safari”: Agjentët e Vuçiqit s’po humbasin kohë

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetic, ka deklaruar se është përballur me kërcënime serioze, të cilat ai i lidh me publikimet e tij të fundit mbi vrasje të dyshuara të kryera me snajper gjatë luftës në Sarajevë në vitet ’90.

Sipas Margeticit, kërcënimi më i fundit i është dërguar në formë mesazhi me përmbajtjen: “Mos u bëj ti i radhës”, duke e cilësuar atë si pjesë të një vargu presionesh dhe frikësimesh ndaj tij. Ai pohon se më herët ka marrë edhe kërcënime të tjera, përfshirë paralajmërime se mund të përballet personalisht me dhunë në rrugën ku banon.

Lexo më shumë  Sot në orën 18:00 protestë në Tiranë

Këto kërcënime, sipas gazetarit, kanë ardhur pas publikimit të një teksti ku ai trajton vdekjen e dyshimtë të tre dëshmitarëve të “safarit njerëzorë” në Sarajevën e kohës së luftës, duke ngritur pyetjen publike: “Kush është i radhës?”

Margetic ka deklaruar gjithashtu se beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i përfshirë në vrasje të kryera me snajper gjatë asaj periudhe në Sarajevë, pretendime këto që kanë shkaktuar reagime dhe, sipas tij, edhe intensifikim të kërcënimeve.

Lexo më shumë  Partia e Socialistëve Evropianë (PES) mbështet Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e 28 dhjetorit

“Agjentët e Vuçiqit nuk po humbasin kohë. Nga kërcënimet se një snajper do të më takojë në rrugën time në mbrëmje deri te ky kërcënimi i fundit” shkruan ai.

Rruga Press

YouTube player