Vaksinimi i deytrueshëm në SHBA, kompania ajrore Delta do të mbulojë shpenzimet shëndetësore vetëm për punonjësit e vaksinuar
Kompania e tretë ajrore më e madhe amerikane, Delta, do të mbulojë shpenzimet shëndetësore për stafin të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës pior sërish infektohen.
Sipas BBC, ajo gjithashtu do të vendosë një pagesë shtesë prej 200 dolarësh për ata persona të cilët nuk janë vaksinuar, duke bërë kështu përpjekjen e fundit në frenimin e përhapjes së Covid dhe shtyrjen e stafit drejt vaksinimit.
Shefi i kompanisë, Ed Bastian tha se ky memorandum i cili hyn në fuqi nga 1 Nëntori dhe përfshin rreth 75,000 mijë punonjës të siguruar. Kjo do të ndihmonte në frenimin e “përhapjes agresive” të koronavirusit ndërsa rastet rriten në të gjithë SHBA.
Ai tha se qëndrimi mesatar në spital për Covid-19 tani i kushtoi Delta-s50,000 dollarë për person, gjë që është e papranueshme përderisa ekziston mundësia e vaksinimit. Nga 30 shtatori personeli i pavaksinuar i Delta gjithashtu do të duhet të marrë teste javore të Covid dhe të mbajë maska në të gjitha mjediset e brendshme të Delta.
Firmat amerikane po përpiqen një sërë qasjesh për të inkurajuar stafin që të vaksinohen pasi varianti Delta i koronavirusit përfshinë vendin. Disa kompani, të tilla si United Airlines, Goldman Sachs dhe gjigantët e teknologjisë Microsoft dhe Google, i kanë thënë stafit se duhet të vaksinohen plotësisht për të hyrë në punë.
Rruga Press