KryesoreLajme

Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit: Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka nj dije

Motra e dëshmorit Afrim Zhitia, Sadete Zhitia, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në facebook ajo ka treguar një bisedë me nënën e saj, e cila mes fjalëve të zakonshme të mëngjesit kishte thënë: “Zoti ma ruajtë atë djalë”, duke iu referuar Albin Kurtit.

Lexo më shumë  Konjufca, në takim virtual me mbi 40 ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës – diskutojnë për situatën në Ngushticën e Hormuzit

Sipas saj, nëna e kujton Kurtin që nga koha kur ai përmendej si i ri që vuante në burgun e Mitrovicës, bashkë me shumë të rinj të tjerë shqiptarë gjatë viteve të robërisë.

““Kur po e shoh Bashkimin, djalin e asaj shpije që na qiti në dritë, në krye të ushtrisë, zemra mal po m’bahet.” Pasi u mendua pak, mbylli sytë, fërkoi ballin e tha, me zë të dridhur:

Lexo më shumë  LVV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, Alim Rama i drejtohet me letër Presidentes Osmani

“Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka ni dije … sikur po më hjek mall.””, ka shkruar ajo

Rruga Press

YouTube player