KryesoreLajme

Kurti: Kompani me bashkëpronarë nga Kosova dhe Gjermania eksportojnë shtëpi modulare në Evropë dhe SHBA

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kompanitë OTTO House Manufacture dhe OTTO Fabwerke L.L.C, me bashkëpronarë nga Kosova dhe Gjermania, po shënojnë sukses në tregun vendor dhe ndërkombëtar përmes prodhimit të shtëpive modulare, ngjyrave dhe fasadave.

Sipas Kurtit, lënda e parë për prodhim merret nga Austria, ndërsa përpunimi realizohet në Kosovë. Pjesa më e madhe e eksporteve është e orientuar drejt Gjermanisë, ndërkohë që vlera totale e eksporteve në tregun evropian arrin në 1.5 milionë euro.

Lexo më shumë  Kufizohet rritja e çmimeve për naftën dhe benzinën. Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Përveç tregut evropian, këto kompani eksportojnë edhe drejt Chicagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti theksoi se shtëpitë e ndërtuara janë të kualitetit të lartë, me izolim nga leshi i gurit dhe materiale prej druri të pishës.

Ai vlerësoi se këto projekte përfaqësojnë shembull të bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe të rritjes së kapaciteteve prodhuese në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan eviton keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve

Rruga Press

YouTube player