Lajme

Ftesa për Ramën dhe Veliajn! Mjeku Kalo: Merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë, breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”

Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një foto teksa ndodhet në autobus.

Ai shkruan se e kupton brengosjen që është krijuar për afganët mirëpo nuk duhen nënvlerësuar dhe ish-afganët e para 30 viteve, duke ironizuar veten e tij dhe qytetarët e Tiranës. Ai fton kryeministrin Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erjon Veliajn që të marrin çdo mëngjes linjën e Unazës dhe të shkojnë në punë, duke ironizuar vonesën e pritjes. Kalo thotë se autobuzi është pa kondicioner dhe ka rrezik transmetimi të virusit.

Lexo më shumë  Murati: Depozitat e familjeve arrijnë rekord. Faktet rrëzojnë propagandën

Postimi:

ohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”…. Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj…. Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….JU FALEMIMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast!!!!

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla: Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *