KryesoreLajme

Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Në bisedat e dala nga sekuestrimi i telefonit të drejtorit të rrugëve, Elvis Berberi, për tenderat e unazës së re, del se urdhërat e për disa nga fituesit e trenderit jepen direkt nga kryeministri Rama.

“Ia ka premtuar Rama atij”, thuhet në një mesazh të shkëmbyer mes Berberit dhe Belinda Ballukut, të cilin kreu i opozitës, Sali Berisha e lexoi sot përpara mediave, duke iu referuar dosjes së hartuar nga SPAK.

Fjala është për një bisedë të zhvilluar në 13 10 2021, ku bëhet fjalë për supervizimin e një loti të Unazës së madhe të Tiranës. Në përgjimet që lexoi Berisha del aty këtu një fjalor tejet vulgar, dhe në një rast tjetër dyshohet se kryeministri përmendet thjeshtë me gërmën “R”.

Sipas kreut demokrat këtu gjendet prova se përse e mbron Rama Ballukun, e cila lexoet në një moment tjetër të bisedave ti thotë vartësit të saj Evis Berberi se është e shqetësuar që ai po e anashkalon duke u lidhur direkt me shefin e madh.

Lexo më shumë  Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK-ja pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Që kur SPAK iu “qep” Ballukut, Edi Rama ndryshe nga të gjitha rastet e mëparshme është bërë mburoje e patejkalueshme e saj. Ai i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të hidhte poshtë masën e pezullimit nga detyra, gjë që e arriti dhe tashmë ka paralajmëruar se nuk do e dorëzojë në parlament imunitetin e saj, pas kërkesës për arrest të dërguar nga SPAK.

Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit autorizimin për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro.

Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj Ballukut nga ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi i ushtrimit të detyrës në arrest me burg/ në shtëpi.

Pas këtij akti kryeministri reaoi me urgjencë në X- (ish twitter). Rama e vendosi theksin te ato që i quajti “arreste pa gjyq” dhe “modë e vrazhdë” e paraburgimeve në Shqipëri, ndërsa nënkuptoi një sjellje të ndryshme nga proceset e tjera të ngjashme.

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

“…këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi,” shkroi Rama.

Opozita nxitoi të martën ta akuzojë kryeministrin se përmes mbrojtjes së Ballukut po i shpall luftë institucioneve të drejtësisë. Ndërsa sot Berisa shkoi më tej duke tentuar të shpjegojë arsyet se përse Rama po sillet në një mënyrë të ndryshme nga të gjithë herët e tjera. Pasi sipas, tij ai del drejtpërdrejt i implikuar në shpërndarjen e tenderave që po heton prokuroria. /lapsi.al/

YouTube player