Lajme

Ambasadori britanik Hargreaves takohet me Kurtin në zyrën e Qeverisë, bisedojnë për zgjedhjet dhe thellim të bashkëpunimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe për dialogun Kosovë – Serbi. 

Hargreaves në një postim në Facebook ka thënë se në takim është diskutuar për shpresën që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe të mundësohet formimi i shpejt i institucioneve të Kosovës. 

Lexo më shumë  Aftësitë e programimit në Shqipëri mbeten të ulëta, vetëm 11% e popullsisë zotëron njohuri kodimi në 2025

“Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam për fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejt të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin urgjent që duhet në fusha të tilla si buxheti shtetëror. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme ta rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe të marrë masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve joshumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar – Kosovës me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Jonathan Hargreaves në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti takoi zv.presidentin ekzekutiv të prodhuesit amerikan të industrisë ushtarake AM General: FSK do të pajiset edhe me ambulancë

Rruga Press

YouTube player