Lajme

Antimafia Italiane jep alarmin: Mafia shqiptare tani ndërvepron direkt me kartelet e mëdha të Amerikës Latine

Nga Carlo Testa, CORRIERE DELLA SERA

Në vitin 2025, operacionet e Drejtorisë Hetimore të Antimafia (DIA) së Barit çuan në konfiskime përfundimtare në të gjithë Puglian me vlerë mbi 30 milionë euro.

Të dhënat u bënë të ditura nga shefi i qendrës së DIA-s së Barit, kolonel Giulio Leo, me rastin e prezantimit të kalendarit 2026, i dedikuar “fytyrave femërore të antimafias”, ku ka dhënë kontributin e saj edhe gazetarja investigative puglieze, Marilù Mastrogiovanni.

Shefi i DIA-s bëri një bilanc të aktivitetit hetimor, duke konfirmuar “disa shqetësime në territorin e Foggias” dhe “kontrolle të imëta” mbi përdorimin e fondeve të PNRR-së, duke siguruar se në këtë drejtim “nuk ka emergjencë, shteti është prezent dhe arrin të garantojë përdorimin e duhur të këtyre burimeve”.

Lexo më shumë  Osmani: Urgjencë kombëtare, dokumentimi i krimeve të kryera gjatës luftës në Kosovë

Koloneli Leo shpjegoi më tej se u kanë dhënë hapësirë edhe gazetareve në faqet e kalendarit institucional, sepse “me punën e tyre u japin zë atyre që nuk kanë, më të dobëtëve dhe atyre që e ndjejnë më fort praninë e krimit të organizuar”.

“Një kriminalitet që po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm në mënyrat e veta të operimit – shpjegoi ai – ka sot edhe më shumë nevojë për një rrjet bashkëpunimi që mbështetet te qytetari, te gratë, te ata që duan të ndryshojnë jetë dhe të hapin një faqe të re. Ka nëna, motra, situata në të cilat kërkohet t’u jepet një mundësi e re familjeve të tyre, të dërgohen mesazhe që i shkëpusin me të kaluarën, me një kriminalitet që mbyt dhe frikëson”.

Lexo më shumë  Paradoksi/ Ekonomia rritet, por punësimi tkurret me 20 mijë persona në Shqipëri

Duke folur sërish për aktivitetin hetimor, Leo tha se “kriminaliteti, natyrisht, zgjerohet aty ku ka ekonomi, ku ka para, së fundmi edhe aty ku ka turizëm. Disa shqetësime më të mëdha mbeten në provincën e Foggias, por për këtë po punojmë”. “Ka edhe një vëmendje të posaçme ndaj krimit të organizuar shqiptar, i cili tashmë arrin të ndërveprojë direkt me kartelet e mëdha të Amerikës së Jugut dhe paraqitet si furnizues i klaneve tona vendase”.

Rruga Press

YouTube player