Lajme

The Geopost: “Vullnetarët” rusë financojnë manastiret serbe në Kosovë

Shkruan The Geopost

Faqja propagandistike dhe e njohur për përmbajtje tendencioze “Kosovo i Metohija” ka publikuar një shkrim ku raportohet se një grup vullnetarësh rusë dhe serbë kanë organizuar tre turne sportive bamirëse në Beograd, Višegrad dhe Rashkë, me qëllim mbledhjen e fondeve për Manastirin e Shën Petkës në veri të Kosovës.

Sipas përmbajtjes së publikuar nga kjo faqe, aktivitetet u mbajtën në fund të tetorit dhe në to morën pjesë gjashtëmbëdhjetë skuadra nga disa qytete serbe.

Lexo më shumë  Kush janë dy izraelitët “misteriozë” që do të ndihmonin Vlora Hysenin të arratisej

Po sipas shkrimit, shumat e mbledhura të parave janë transferuar në llogarinë e manastirit. Grupi i vullnetarëve deklaron se për tri ditë organizuan tri turne vëllazërore dhe vizituan edhe vende historike në Višegrad dhe Rashkë.

Organizatorët pretendojnë se aktivitetet e tyre nuk janë ndjekur nga mediat, ndërsa videot dhe fotot e turneve janë publikuar në profilin e tyre në Instagram.

Shkrimi i publikuar nga “Kosovo Metohija” përputhet me narrativat e zakonshme të faqes, e cila shpesh raporton për temat e Kosovës me tendencë të qartë, nxitjen e propagandës.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës mban sot seancë, shqyrton në parim tri projektligje

Rruga Press

YouTube player